RTSH Sport Live

Një grua do të bëjë ligjin dhe në Europa League

  • 01/12/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Një grua do të bëjë ligjin dhe në Europa League

Pas emërimit të francezes Stefani Frapart për ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje në Champions League, mes Juventusit e Dinamos së Kievit, e vlefshme kjo për grupet, gjykimi i parë femëror në historinë e kompeticioneve madhore europiane, edhe për ndeshjet e Europa League të së enjtes, atë mes Gent e Sllovan Liberec, UEFA ka zgjedhur një arbitre grua. Është ukrainsja, Katerina Monzul, që do të vijë e shoqëruar nga bashkatdhetaret Oleksandra Ardasheva dhe Marina Striletska, të cilat janë në rolin e asistenteve. Monzul kishte debutuar në botën e futbollit mashkullor duke arbitruar San Marino – Gjibraltar e vlefshme për Ligën e Kombeve.