RTSH Sport Live

Një Ibrahimovic për Lazio-n, vjen Arijon

  • 12/01/2025
  • |
  • Itali
Një Ibrahimovic për Lazio-n, vjen Arijon
I marrë në huazim me të drejtën e blerjes nga Bayern, mesfushori sulmues i lindur në vitin 2005 ka mbërritur në aeroportin e Fiumicino

Edhe Lazio ka Ibrahimovicin e saj. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për Zlatanin, por për Arijon Ibrahimovic. I marrë në huazim me të drejtën e blerjes nga Bayern, mesfushori sulmues i lindur në vitin 2005 ka mbërritur në aeroportin e Fiumicino dhe për këtë arsye po përgatitet të fillojë aventurën e tij të re në Serinë A.

Afërsisht 50 tifozë bardhekaltër e prisnin me shumë entuziazëm, të cilët i dhanë atij shallin e tij të parë dhe parakaloi me të për fotot e para rituale. Kujtojmë se Ibrahimovic ka luajtur edhe më parë në Itali, sezonin e kaluar, në atë rast i huazuar te Frosinone.