Jo vetëm Pavard dhe Sommer, dy ish-lojtarë të Bajernit, por gati gjysma e ekipit të Interit ka luajtur në Gjermani. Pra shumë nga protagonistët aktualë të zikaltërve e njohin mirë ekipin e trajnerit Kompany. Ndaj Bajerni është disi i paralajmëruar për sfidën e ardhshme në Champions kundër Interit.
Bayern, Interi të njeh mirë. Duke nisur nga Sommer dhe Pavard, të cilët kanë luajtur për një kohë të gjatë, në Allianz Arena, atje ku në më pak se një muaj Interi do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Bayernit të Munichut. Por jo vetëm këta të dy, pasi janë edhe shumë protagonistë të tjerë aktualë të zikaltërve, të cilët e njohin Bayernin, pasi kanë luajtur në bundesligë si kundërshtarë të bavarezëve.
Bëhet fjalë për: Martinez, Bisseck, Calhanoglu, Mkhitaryan, Arnautovic e Thuram. Lista është e gjatë. Edhe pse sot skuadra e Kompany është shkëputur nga e kaluara, duke rizbuluar kompaktësinë paksa të humbur në sezonet e fundit, filli që lidh bavarezët me Interin është ende i fortë. Dhe Inzaghi shpreson të përfitojë sa më shumë nga të gjithë këta ish-lojtarë të Bundesligës.
Por kalimi në çerekfinale të Champions League 2024/25, i ka siguruar Interit të ardhura të konsiderueshme.
Nga faza e grupeve e deri tani, klubi zikaltër ka arkëtuar 98.5 milionë euro. Por duke përfshirë edhe ndeshjen e parë në San Siro kundër Bayernit të Mynihut, shifra do të shkojë më shumë se 100 milion euro.