RTSH Sport Live

Një problem transporti, anulon konferencën për shtyp të Holandës

  • 09/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Një problem transporti, anulon konferencën për shtyp të Holandës

Konferenca për shtyp e Holandës në prag të gjysmëfinales së kampionatit Europian ndaj Anglisë nuk do të zhvillohet. “Tulipanët” kanë hasur probleme 'transporti' për të mbërritur në WestfalenStadion, ku do të sfidojnë kombëtaren e “Tre Luanëve” të mërkurën në mbrëmje: për shkak të një bllokimi të binarëve, treni i planifikuar të udhëtonte nga Wolfsburg drejt Dortmundit është pezulluar.

Një ngjarje e papritur që i detyroi ata të rishikojnë planet e tyre dhe të ndryshojnë rrugën: një aeroplan do t'i çojë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, me ulje të planifikuar për në orën 21:05.

Të planifikuara për në orën 19:45, megjithatë, konferencat për shtyp në të cilat duhej të merrnin pjesë trajneri Koeman dhe mbrojtësi Aké u anuluan.