RTSH Sport Live

Një tjetër kampionat moshash në start

  • 04/12/2023
  • |
  • Basketboll
Një tjetër kampionat moshash në start
Zyrtarizohet shorti i moshës deri në 18 vjeç për djem, rritet numri i ekipeve pjesëmarrëse

Federata Shqiptare e Basketbollit zyrtarizoi të hënën shortin e kampionatit të moshës deri në 18 vjeç për djem. Një kampionat, i cili nis të dielën dhe që ka pësuar rritje në numrin e ekipeve. 16 skuadra të ndara në dy grupe, kurse Kupa e Federatës Shqiptare të Basketbollit, zhvilluar në Elbasan, ishte një test përpara këtij kampionati. Por si e ka parë nivelin e skuadrave sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati

"Një organizim i mirë. Finalen e ndoqa dhe ishte ndeshje shumë e bukur me kohë shtesë. Dhe ishte një test shumë i mirë dhe i rëndësishëm për të gjitha skuadrat përpara kampionatit", thotë Bushati

Çfarë pritet nga ky kampionat në kushtet kur numri i skuadrave vjen në rritje?

"Politika ime, të cilën e kam thënë që në fillim, është vëmendja tek moshat. Pra tek 14, 16 dhe 18 vjeç pasi janë e ardhmja e basketbollit e për më tepër dhe e ekipeve kombëtare", shpjegon sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati.

Në fund dhe një koment për këtë kampionat nga drejtori i garave në Federatën Shqiptare të Basketbollit, Elton Saliaga

"Do të kemi një garë shumë të fortë dhe me shumë rivalitet. Mund të dallojë ekipe si Skënderbeu, Teuta, Superiori, Besëlidhja e shumë skuadra të tjera. Ka rivalitet dhe janë disa skuadra në luftë për titull kampion", nënvizon Saliaga.

Më poshtë po ndiqni javën e parë të kampionatit të moshës deri në 18 vjeç për djem për grupet A dhe B, kurse kampione në fuqi është Dinamo.

KAMPIONATI KOMBËTAR I MOSHËS DERI NË 18 VJEÇ DJEM

GRUPI A

  • Skënderbeu
  • Pogradeci
  • Invaders
  • Superior
  • KB Teuta
  • Tirana
  • Marsi Basket
  • Partizani

JAVA E PARË (10 dhjetor 2023)

Skënderbeu – Partizani

Pogradeci – Marsi Basket

Invaders – Tirana

Superior – KB Teuta

 

GRUPI B

  • Flamurtari
  • Vllaznia
  • Besëlidhja
  • Dinamo
  • Elbasani
  • Goga Basket
  • Teuta
  • Apolonia

JAVA E PARË (10 dhjetor 2023)

Flamurtari – Apolonia

Vllaznia – Teuta

Besëlidhja – Goga Basket

Dinamo - Elbasani