RTSH Sport Live

Njihuni me ish-futbollistin e Manchester United, i cili u bë prift

  • 23/01/2024
  • |
  • Gosip
Njihuni me ish-futbollistin e Manchester United, i cili u bë prift
U mërzit nga paratë dhe vëmendja e modeleve

Ish-mesfushori i Irlandës së Veriut, Philip Mulryne ishte dikur pjesë e Manchester United, por ai tani është prift pasi la sportin. Mulryne, i cili filloi karrierën e tij në Old Trafford pasi përparoi në akademinë e klubit, bëri vetëm një paraqitje në Premier League për klubin përpara se të transferohej te Norëich në 1999.

Pasi fitoi statustin i preferuari i tifozëve në Carrow Road, irlandezoveriori bëri mbi 150 paraqitje në ligë, përpara se të largohej për te Cardiff City në 2005.

Karriera e tij më pas do të fillonte të shkonte drejt greminës, duke u bërë një barrë për skuadrën uellsiane përpara se të kalonte te Leyton Orient dhe King's Lynn Toën, duke u tërhequr në 2008.

Ndërsa shumë ish-lojtarë shkojnë në stërvitje ose ekspert në televizion, Mulryne zgjodhi të hiqte dorë nga jeta e tij magjepsëse për një ekzistencë më shpirtërore.

Në moshën 31-vjeçare, ai filloi formimin për prift pasi filloi të largohej nga dashuria për futbollin. Mulryne, i cili fitoi mbi 500,000 £ në sezon në vitet e tij më të mira, nuk kënaqej me atë që i ofronte karriera e tij futbollistike, dhe kështu, ai bëri një ndryshim të rëndësishëm.

Duke folur për zgjedhjen e tij, Mulryne i tha: "Është e vështirë të përcaktosh një moment të veçantë. Do të thosha se filloi në vitin tim të fundit te Norëich, jo në mënyrë eksplicite dhe nuk po mendoja për këtë në atë kohë, por fillova të jem i pakënaqur me të gjithë stilin e jetës”.

“Ne kemi një jetë të mrekullueshme si futbollistë dhe unë isha shumë i privilegjuar, por me të gjitha gjërat përreth kuptova se përfundimisht kishte një lloj zbrazëtie. Isha shumë i tronditur ,pse nuk jam i lumtur kur kam gjithçka që duan të rinjtë?”.

“Më nisi në një udhëtim drejt eksplorimit të besimit tim, besimit që kisha si i ri. Mora një vendim që të kthehesha në shtëpi për një vit dhe në të vërtetë gjatë atij viti gjithçka u përmbys. Fillova të falem rregullisht. Ishte diçka që më jepte një ndjenjë të qëndrueshme kënaqësie”.

Mulryne zbuloi se nuk është penduar për vendimin e tij: “Ndjeva një dëshirë të fortë për këtë mënyrë jetese dhe qëndrova me të për disa muaj dhe më pas mora guximin për ta eksploruar dhe mora vendimin, ja ku jemi”.