Ndeshja Bajern Mynih-Volfsburg mund të mos ketë rëndësi për skuadrat, të cilat nuk kanë çfarë kërkojnë më nga sezoni, por për Manuel Nojerin do të jetë një ndeshje historike.
Sot Nojer do të jetë në fushë për herë të 500 në Bundesligë. Portieri më i mirë i të të gjitha kohërave numëron 156 ndeshje si lojtar i Shalkes dhe 343 si i Bajernit në Bundesligë.
Nojer do të bëhet portieri i katërt, i cili arrin këtë numër prezencazh në kampionatin më të rëndësishëm të futbollit në Gjermani pas Uli Shtajn (512), Eike Imel (534) dhe Oliver Kahn (557).
Sa i përket listës së plotë përpara Nojer qëndrojnë në total plot 11 futbollistë:
- Karl-Hajnz Kërbel 601 ndeshje – 53.331’
- Manfred Kalc 581 ndeshje – 51.549’
- Oliver Kahn 557 ndeshje – 49.305’
- Klaus Fishtel 552 ndeshje – 48.092’
- Miroslav Votava 546 ndeshje – 47.308’
- Klaus Fisher 535 ndeshje – 46.236’
- Eike Imel 534 ndeshje – 47.867’
- Vili Nojberger 520 ndeshje – 45.665’
- Mikael Lamek 518 ndeshje – 46.206’
- Uli Shtajn 512 ndeshje – 45.933’
- Shtefan Rojter 502 – 43.281’