RTSH Sport Live

Nuk ka të ndalur Manaj, vjen goli i 14-të në Superligën turke

  • 25/02/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Nuk ka të ndalur Manaj, vjen goli i 14-të në Superligën turke

Nuk ka të ndalur Rei Manaj, që po shkëlqen me fanellën e Sivasporit në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e radhës, të 14-in sezonal në Superligë, në sfidën e sotme kundër Pendiksporit.

Manaj ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, në fitoren 4-1 të Sivasporit në këtë takim. Sulmuesi ngjitet në kuotën e 14 gola në listën e golashënuesve dhe ndan vendin e tretë në këtë renditje në kuotë të barabartë golash me Icardin.

Ky është goli i 18-të sezonal për sulmuesin kuqezi në të gjitha kompeticionet në 26 ndeshje që ka luajtur me fanellën e Sivasporit. Me paraqitjet e tij shumë të mira javë pas jave, Manaj duket se po vë në presion trajnerin e kombëtares Silvinjo, pasi është ai sulmuesi kuqezi i momentit.