RTSH Sport Live

Odise Roshi prezantohet tek skuadra e re

  • 22/06/2022
  • |
  • Kombëtarja
Odise Roshi prezantohet tek skuadra e re
“Raketa” mbetet në Ligën e Parë të Turqisë, firmosi për Sakaryaspor

Odise Roshi ndryshon skuadër por jo kampionat.

Mesfushori i krahut i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 2- vjeçare me ekipin e sapongjitur ne Ligën e Parë turke, Sakaryspor. Fieraku mbylli kështu aventurën me Boluspor ku mbërriti gushtin e vitit të shkuar, fanelë me të cilën shënoi 1 gol dhe kontriboi me 2 asiste në 28 ndeshje të luajtura.

Performanca konstante zgjoi interesimin e Sakaryspor, skuadër që synon minimalisht të sigurojë qëndrimin në nivelin e dytë më të rëndësishëm të futbollit turk.  30 vjeçari do të përfitojë një pagë prej 300 mijë eurosh në sezon.