Nëse tifozët e Galatasaray-t shpërthyen për blerjen e Victor Osimhen, ka edhe nga ata që buzëqeshin më pak dhe mundohen të tërheqin vëmendjen në rrjetet sociale. E kemi fjalën për Mauro Icardin, i cili prej disa sezonesh është forca shtytëse e skuadrës turke me gola.
Në orët që flitej aq shumë për ardhjen e nigerianit, vjen postimi i ish-lojtarit të Interit në një version ‘kafshë’ në Instagram: “Luani dominon në heshtje, ndërsa qentë lehin për të tërhequr vëmendjen”.
Postimi i sulmuesit argjentinas nuk ishte edhe aq enigmatik, pasi ai donte të riafirmonte epërsinë e tij te Galatasaray, tashmë i rrezikuar nga ardhja e Viktor. Icardi në fakt donte të shënonte territorin e tij: tani do të jetë në dorën e trajnerit Okan Buruk të gjejë pozicionin e duhur në fushë, ndoshta duke luajtur me dy sulmues.