RTSH Sport Live

Pallat e stadium i ri për Tiranën

  • 16/08/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Pallat e stadium i ri për Tiranën
Erion Veliaj zbulon planet për rikonstruksionin e “Asllan Rusit” dhe “Selman Stërmasit”

Një pistë e re atletike do t’i shtohet kryeqytetit, teksa me gjashtë korsi dhe me tartan do të jetë tashmë në Kodrat e Liqenit. Kjo pranë këndit të kërcimeve, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë inspektimin e punimeve. I shoqëruar nga rekordmeni i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, si dhe drejtori i Sporteve në Bashkinë e Tiranës, Gjergji Muzaka, Veliaj ka parë nga afër se çfarë është bërë. Një premtim i mbajtur për Luiza Gegën, kurse Veliaj premton dhe më shumë. Në planin e tij dhe të Bashkisë së Tiranës është rikonstruksioni i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, si dhe shndërrimi i stadiumit “Selman Stërmasi” tanimë edhe për atletikën.

E në këtë mënyrë, atletika i rikthehet kryeqytetit, ndërsa pritet që shumë shpejt të bëhet edhe inaugurimi i pistës së re dhe vënia në funksion të aktiviteteve kombëtare të “Mbretëreshës”.