RTSH Sport Live

Paris 2024: Italia fiton një medalje të artë historike në volejboll për femra

  • 11/08/2024
  • |
  • Paris 2024
Paris 2024: Italia fiton një medalje të artë historike në volejboll për femra

Nuk ka histori finalja e volejbollit për femra në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Italia dominon sfidën përballë SHBA-ve dhe fiton një medalje të artë historike, e para për këtë shtet në volejboll në një Olimpiadë (si për meshkuj edhe për femra).

Ndeshja që u transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 2 është dominuar nga vajzat italiane, që kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 përballë amerikaneve, duke shkurorëzuar këto të fundit në Paris 2024 (SHBA ishte kampionia olimpike në fuqi).

Të 3 setet janë fituar nga Italia: i pari 25-18, seti i dytë 25-20, ndërsa i treti 25-17.