RTSH Sport Live

Partizani, disfatë në Gjeorgji

  • 25/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Partizani, disfatë në Gjeorgji
Të kuqtë janë mundur me rezultatin 2-0 nga gjeorgjianët e Iberia 1999

Partizani ka pësuar një humbje 2-0 në ndeshjen e luajtur në Mikheil Meskhi I Stadium(Tbilisi) përballë gjeorgjianëve të Iberia 1999, takim i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Gjeorgjianët u shfaqën më kërkues në minutat e para, ndërsa në minutën e 30-të portieri i të kuqve, Qirko shkaktoi një penallti. Nonikashvili 31' nga pika e bardhë kaloi Iberia 1999 në avantazh.

Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi mori një tjetër goditje ndërsa Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën në inferioritet numerik. Pavarësisht se me një lojtar më pak, Partizani krijoi disa mundësi, por u godit në momentin më të mirë.

Cheickne 57' dyfishoi shifrat për gjeorgjianët në një pozicion të dyshimtë jashtë loje. 2-0 për Iberia 1999, gjithçka bëhet e vështirë për Partizanin në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave.