Partizani ka marrë fitoren e parë në Ligën Unike “Shqipëri-Kosovë” në basketboll për femra, teksa në javën e pestë ka mundur në Vlorë, Flamurtarin, 55-51. Ka qenë një përballje rivalësh dhe me shumë emocione, por që në fakt në brendësi ka patur dhe gabimet nga të dyja ekipet.
Në periodën e parë, Partizani ka fituar 17-13. Skuadra e Eliverta Bujarit e ruan këtë avantazh dhe në të dytën, ndërsa në përfundim të pjesës së parë ka kryesuar 31-25. Pas pushimit, Flamurtari kërkon të reagojë, por vetëm ngushton shifrat pa arritur të dalë në avantazh. Në dhjetëminutëshin e fundit rezultati është barazuar për një moment, por Partizani krijon avantazhin duke fituar 55-51.
Po në Ligën Unike, Penza ka mundur Bashkimin, 66-62.