RTSH Sport Live

Partizani i dyti, Shehi humb Skukën

  • 08/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani i dyti, Shehi humb Skukën
Të kuqtë fitojnë 0-1 përballë Kukësit, Skuka gabon penallti e më pas dëmtohet

Partizani fitoi në Kukës, mori vendin e dytë, por humbi Xhuljano Skukën. Jo gjithcka shkoi mirë në transfertën me vendin e fundit të renditjes për Orges Shehin që rrezikon të mos ketë sulmuesin kryesor për ndeshjet e Final Four. Suksesi i katërt radhazi për kryeqytetasit që përmbushin misionin me komoditetin që të krijojnë dy vendet e para në zonën e katërshes kur ka mbetur vetëm një javë për tu luajtur. Kundër një skuadre të rënë nga kategoria, por që po bënte testet e fundit para finales së Kupës së Shqipërisë me Egnatian nuk ka qenë aspak e lehtë.

Shehi kërkonte ta zgjidhte sa më shpejt cështjen dhe skuadra iu përgjigj, kur Mehmeti shënoi golin e avantazhit në minutën e 13’ me një asist të Skukësm në aksionin e nisur në fakt nga Hadroji. 1-0 e orientoi ndeshjen aty ku donin të kuqtë që nisën të bëhen konstantë në anët e Tafas me Buxhelaj e sërisht Mehmetin, por pa finalizimin e duhur. Solodovnikov u mundua ti japë impulsion nxitës Kukësit dhe në minutën e 34’ rrezoi portën e Qirkos, vetëm se nuk pati koordinimin e duhur.

Partizani tentoi ta mbyllte ndeshjen dhe mund ta bënte në fillimin e pjesës së dytë kur Selita pengoi në zonë Skukën. Sulmuesi e mori vetë përsipër 11 metërshin, por Tafas i kuptoi qëllimet e tij dhe ndali mundësinë më të mirë për miqtë për të bërë 2-0. Me Kukësin që është figurant në anët e Qirkos, shqetësimin e vetëm për Shehin e krijuan Skuka e Hadroji me sulmuesin që u ndal i dëmtuar në minutën e 72’ e mbrojtësin që e ndoqi 8 minuta më pas.

Presingu i fundit i Kukësit me Mingon e Reçin nuk ndryshoi asgjë dhe të kuqtë janë të dytët me 60 pikë, pa ambicjen më për kreun, matematikisht i Egnatias, por të thirrur në çështje të fitojnë ndeshjen e fundit me Erzenin, për të mos u rikuperuar nga Vllaznia.