Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 përballë Elbasanit në sfidën e luajtur në “Arena e Demave”, e vlefshme për javën e 18-të të “Abissnet Superiore”.
Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Mba në minutën e 13-të, por që nuk zgjati shumë pasi Elbasani arriti të përmbysë gjithçka me Tsague 20’ dhe Mustën 29’.
Në pjesën e dytë, me një volum më të madh loje, skuadra e kuqe arriti të vendosë barazpeshën në minutën e 60-të me anë të Janjevës. 2-2, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund. Një periudhë jo për të kuqtë, të cilët kanë tre barazime dhe një humbje në katër ndeshjet e fundit.
Me këtë barazim Partizani humbet terren në klasifikim dhe zbret në vendin e tretë me 30 pikë, aq sa Egnatia në vendin e katërt, por që ka një ndeshje më pak.
Elbasani, i pozicionuar në vendin e 5-të, ndodhet në kuotën e 22 pikëve.