Dinamo fiton 2-1 derbin përballë Tiranës në “Elbasan Arena” dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve në tabelën e klasifikimit të Abissnet Superiores.
Skuadra e Ilir Dajës zgjidh gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar dy gola brenda 1 minute. Ish-i bardheblu, Qefalia, zhbllokon rezultatin, ndërsa në aksionin pasardhës është Nani ai që dyfishon shifrat për skuadrën dinamovite.
Tirana mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por goli i Ndrecës vjen shumë vonë. Bardheblutë i afrohen golit të barazimit në minutat e fundit të takimit, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.
Mbyllet me fitoren e Dinamos derbi në “Elbasan Arena”. Skuadra e Ilir Dajës i bashkohet Vllaznisë në krye të renditjes në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 18 pikëve në tabelën e klasifikimit.