Partizani e ka nisur vitin me një barazim dramatik, 1-1 përballë Skënderbeut në “Arena e Demave” në javën e 20-të të “Abissnet Superiore”.
Në pjesën e parë Partizani u shfaq më kërkues, ndërkohë që goli mbërriti në fundin e pjesës së parë me protagonist sulmuesin Binrsouka, i cili mposhti portierin Alia në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë skuadra korçare rriti ritmin duke u shfaqur më dominuese dhe falë ndryshimeve të bëra në formacion. Atëherë kur dukej se gjithçka do të mbyllej me fitoren e të kuqve, ka mbërritur goli që vendosi heshtjen në “Arena e Demave”.
Në minutën e 93-të, Nikaj gjen goditjen e duhur për të vendosur barazpeshën 1-1. Një pikë shprese për skuadrën korçare, e cila ndodhet në vendin e fundit në klasifikim me 16 pikë.
Partizani nuk arrin të shkëputet në krye të klasifikimit, 43 pikë, aq sa Dinamo dhe Vllaznia.