Elbasani ka mposhtur me përmbysje 3-1 Teutën në “Elbasan Arena” dhe ka nisur me fitore vitin e ri 2025. Protagonisti i ndeshjes ka qenë sulmuesi Arsen Lleshi, që ka shënuar një tregolësh në këtë takim.
Ndeshja ka qenë e bukur dhe plot emocione. Durrsakët kalojnë në avantazh shumë shpejt me Beshiraj, që debuton me gol me fanellën e Teutës. Pavarësisht përpjekjeve rezultati i pjesës së parë nuk ndryshon.
Në pjesën e dytë skenën e rrëmben Lleshi, që shënon tre gola për përmbysjen e madhe dhe i dhuron një fitore të çmuar skuadrës verdheblu.
Pas këtij suksesi Elbasani ngjitet në kuotën e 28 pikëve në klasifikim, ndërsa Teuta mbetet 23 pikë.