ORA 20.30, RUBRIKA SPORTIVE! Olsi Rama flet për Partizanin
Rubrika Sportive, vjen sot në mbrëmje në orën 20.30 në RTSH Sport HD.
Emisioni më jetëgjatë sportiv në vendin tonë edhe sot do të ndalojë të prekë temat më “të nxehta” të javës së 29-të dhe gjithë kronikat e kësaj jave, së bashku me rastet e diskutueshme. Në studio, bashkë me Hygerta Sakon dhe të ftuarit e përhershëm: Shkëlqim Muça, Fatmir Mëneri apo Fation Shehu do të jetë edhe drejtori i Partizanit Z. Olsi Rama.
Demir Imeri protagonist i Vllaznisë bashkëkryesuese do të jetë në lidhje të drejtpërdrejt. Nuk do të mungojë as sot, humori i “Ngop Media” që është pjesë e pandarë tashmë e Rubrikës Sportive.