RTSH Sport Live

Peja, fituesja e Ligës Unike

  • 21/04/2022
  • |
  • Basketboll
Peja, fituesja e Ligës Unike
Mundin në finale Golden Eagle Ylli, 87-72, Dardan Berisha lojtari i finales

Peja është fituesja e Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj në edicionin e saj të dytë, që në mbrëmjen e së enjtes përfundoi në Pallatin e Sportit “Karakagaçi” dhe u transmetua drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Një ndeshje e dominuar nga skuadra vendëse, e cila në fund ka fituar 87-72 ndaj Golden Eagle Yllit. 23-19 perioda e parë për pejanët, atje ku bien në sy trepikëshat e Lekndreajt dhe Berishës.

26-15 e dyta dhe në pushim Peja kryeson 49-36. 20-19 për Pejën e treta dhe në total 69-53. E fundit është thjeshtë administrim rezultati për kampionët e rinj të Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, që në fund kanë fiksuar shifrat 87-72. Dardan Berisha lojtari më i mirë i finales së Ligës Unike, kurse Mirënjohje është dhënë dhe për tre gjyqtarët e kësaj finaleje Ervin Koçi, Dardan Maxhuni dhe Artan Gashi.

Po kështu dhe të argjendtat Golden Eagle Ylli dhe Liga Unike, Shqipëri – Kosovë, ul siparin me festë në Pejë për t’u bërë gati për edicionin e tretë si për meshkuj, ashtu dhe për femra.