RTSH Sport Live

Pele, vazhdojnë surprizat me testamentin

  • 03/03/2023
  • |
  • Të tjera
Pele, vazhdojnë surprizat me testamentin
Një tjetër pretendim për pasurinë e ‘O Rei’

Mund të ketë një trashëgimtar të ri për Pelé: në testamentin e O Reit, në fakt, konsiderohet mundësia që përveç gjashtë fëmijëve, dy nipërve dhe të vesë Marcia Aoki, të jetë edhe Maria do Socorro Azevedo. Kjo e fundit, shtatorin e kaluar, siç raporton Folha de S. Paulo, kishte paraqitur një kërkesë për testin e atësisë nga Pele.

Ky i fundit nuk bëri ankim kundër pretendimit dhe pasi vdiq në dhjetor, testi mbeti i parealizueshëm. Trashëgimia e Pele, për të cilën procesi i inventarit filloi në shkurt, është rreth 15 milionë dollarë. Dhe, sapo të përcaktohet pozicioni i Maria do Socorro Azevedo, pasuria do të ndahet midis të gjithë trashëgimtarëve.