RTSH Sport Live

Perez: Fitorja mbi Dortmund, pikënisja për tirumfin e 16-të në Champions

  • 01/06/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Perez: Fitorja mbi Dortmund, pikënisja për tirumfin e 16-të në Champions

Finalja e fituar në “Wembley” është pikënisja për triumfin e 16-të. Florentino Perez nuk ngopet me tituj në Champions dhe lajmëron konkurencën se mes Realit të tij dhe këtij kompeticioni ka diçka më shumë…

Lumturi për titullin – “Të fitosh Champions League nuk është e lehtë. Mes këtij kompeticioni dhe skuadrës sonë ka një histori dashurie. Lojtarët janë të motivuar dhe rriten me dëshirën për ta fituar”.

Kalimi i Santiago Bernabeut – “Mes meje dhe një emri si Bernabeu nuk ka rivalitet. Ai ka krijuar këtë dhe për këtë motiv ka më shumë meritë. Ky turne u krijua nga Santiago Bernabeu dhe ‘L'Equipe’ prandaj them se Reali e ka në gjak këtë trofe”.

Kuptimi – “Mendoj se këtë ndeshje duhet që ta marrim si pikënisje për triumfin e 16-të. Tifozët janë të lumtur ashtu siç jemi edhe ne”.

Mbape – “Sot është dita për të falenderuar lojtarët, të cilët janë në ekip. Nuk do të flas për lojtarët e skuadrave të tjera”.

Modriç – “Jam i bindur se do të qëndrojë edhe një tjetër vit me ne”.

Kros – “Dëshironte që të largohej në majë dhe ashtu bëri. Është një legjendë e Realit, jam shumë i lumtur për atë”.