Nga përgjimet e bëra nga organet kompetente vihet re qartë influenca e madhe që kishin ultrasit ziklatër mbi protagonistët e skuadrës.
“Mister po i bie shkurt...na kanë dhënë 1000 bileta...Ne kemi bërë dy llogari dhe kemi nevojë edhe për 200 më shumë që të rrimë të qetë...nuk i duam që të përfitojmë duke i shitur në treg të zi të jemi të qartë. A mund të bëhen 1200 bileta për ne”.
Kjo ishte kërkesa që i ka bërë Marko Ferdiko nëpërmjet telefonit trajnerit të Interit, Simone Inzagi. Njëri prej krerëve të ultrasve zikaltër ka kontaktuar me teknikun vetëm pak ditë përpara finales së luajtur në Stamboll mes Interit dhe Mançester Sitit.
Në një tjetër përgjim rezulton se ultrasit zikaltër të arrestuar Ferdico dhe Mauro Nepi kanë tentuar që të takojnë edhe personalisht Simone InzagiN. “Jo, nuk do të jem agresiv, por ti them se mister Këtu je në Milano, jo në provincë. Më vjen keq që ta them, por duhet që të nisësh të nxjerrësh pak grintën. Kur ekipi mbetet me një lojtar më pak në fushë duhet që të aktivizosh dy sulmues”, lexohet në një tjetër përgjim të bërë mes ultrasve ziklatër.
Marko Ferdiko dhe Mauro Nepi janë regjistruar edhe teksa kanë biseduar mbi takimin që i kanë kërkuar Milan Skriniarit. Të dy kishin takuar sllovakun për ti kërkuar llogari sa i përket së ardhmes. “Mendoj se do të largohet me 100%, e ka vendosur tashmë. E pe si i dridhej zëri. Kur nisëm bisedën kishte frikë më pas e mori disi veten. Duhet vlerësuar të paktën nuk iu shmang përballjes”, ishte një tjetër bashkëbisedim telefonik mes dy ultrasve.