RTSH Sport Live

Perisic sfidon Juven: Mund të kalojmë

  • 12/02/2025
  • |
  • Futboll Bota
Perisic sfidon Juven: Mund të kalojmë
“Duhet të vazhdojmë të besojmë se mund të shënojmë gola në ndeshjen e kthimit”

Goli i Ivan Perisic nuk i mjaftoi PSV Eindhoven që humbi 2-1 kundër Juventusit në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League.  Pas një jave do të jetë koha që italianët dhe holandezët të luajnë ndeshjen e kthimit dhe për kroatin asgjë nuk është e pamundur.

"Kam luajtur ndeshjen e fundit në Champions League dy vjet më parë, është shumë bukur që jam kthyer duke luajtur këtë kompeticion. Falë skuadrës që bëri vërtet një punë të mirë në grup dhe gjithashtu në këtë ndeshje luajtëm shumë mirë, luftuam por detajet bënë diferencën”.

“Ne luajtëm mirë kur kishim topin edhe pse përballeshim me një skuadër të madhe. Duhet të vazhdojmë të besojmë se mund të shënojmë gola në ndeshjen e kthimit për të kaluar në fazën tjetër”.