RTSH Sport Live

Përplasje mes tifozëve të Boca-s dhe policisë, Riquelme...

  • 6 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Përplasje mes tifozëve të Boca-s dhe policisë, Riquelme...
Përplasja mes tifozëve bëri të nevojshme ndërhyrjen e policisë

Ajo që ndodhi në Buenos Aires, ku u luajt ndeshja çerekfinale e Copa Argentina mes Boca Juniors dhe Gimnasia La Plata ishte e pabesueshme. Në fund të pjesës së parë ka pasur një hedhje të ndërsjellë të sendeve mes tifozëve dhe në pak kohë situata degjeneroi duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e policisë.

Një situatë që nuk u ka pëlqyer mbështetësve të skuadrës vendase, të cilët janë përplasur me policinë. Në atë moment legjenda Juan Roman Riquelme hyri në skenë: presidenti i Xeneizes u largua nga tribuna për të qetësuar tifozët, duke rrezikuar sigurinë e tij.

Sa për kronikë, Boca fitoi me penallti dhe siguroi biletën për në gjysmëfinale të kompeticionit.