RTSH Sport Live

PSG, 94 goditje radhazi pa shënuar në Champions, Hakimi ndërpreu serinë

  • 4 orë para
  • |
  • Futboll Bota
PSG, 94 goditje radhazi pa shënuar në Champions, Hakimi ndërpreu serinë
Skuadra franceze kaloi rekordin e Benfica-s, e cila midis shtatorit 2017 dhe tetorit 2018 shënoi pasi kishte gjuajtur 90 herë.

U desh një gabim i Ëalter Benitez në gjuajtjen nga distanca të Achraf Hakimit për t'i dhënë fund ecurisë së pabesueshme të Paris Saint-Germain. Skuadra franceze nuk ka arritur të shënojë në Ligën e Kampionëve që nga prilli, pavarësisht se ka pasur 94 goditje në portë që nga goli i tyre i fundit, ai i Kylian Mbappe kundër Barcelonës në çerekfinalet e sezonit të kaluar.

PSG gjuajti 14 herë në ndeshjen e parë kundër Borussia Dortmundit dhe 30 në kthim, pa e gjetur asnjëherë rrjetën. Ndaj Gironas pati 26 konkluzione para autogolit të Paulo Gazzaniga (që nuk përfshihet në këtë statistikë të veçantë). 10 të tjera kundër Arsenalit, më pas 13 kundër PSV-së përpara goditjes së fitores së mbrojtësit maroken në barazimin 1-1 kundër PSV-së. Sipas të dhënave të Opta, këto 94 goditje duhet të kishin rezultuar në pothuajse 9 gola.

PSG kaloi rekordin e Benfica-s (të dhënat janë mbledhur nga sezoni 2003-2004), e cila midis shtatorit 2017 dhe tetorit 2018 shënoi pasi kishte gjuajtur 90 herë.