RTSH Sport Live

Petit kundër Mbappè: Nuk është i denjë të jetë kapiten, ai nuk...

  • 09/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Petit kundër Mbappè: Nuk është i denjë të jetë kapiten, ai nuk...
“Nuk ka qenë në nivel që nga fillimi edhe për shkak se nuk është në formë të mirë fizike”

Emanuel Petit, ish-futbollisti i Francës, foli për televizionin gjerman NTV, duke u fokusuar në Kampionatin Evropian të Kylian Mbappe: "Mbappé deri më tani nuk është i denjë për të qenë kapiten: ai nuk merr përgjegjësi të mjaftueshme në fushë”.

“Nuk ka qenë në nivel që nga fillimi i këtij edicioni edhe për shkak se nuk është në formë të mirë fizike. Ishte tepër vonë kur ai u zëvendësua në pjesën e parë në kohën shtesë në çerekfinale kundër Portugalisë, duhej të ishte zëvendësuar të paktën pas një ore”.

“Megjithatë, besoj se do të shpërthejë papritur në gjysmëfinale: do të luajë vetëm sepse rivali quhet Spanja, përndryshe do ta kisha lënë në stol”.