RTSH Sport Live

Pique: Shpresoj të fitojë Barça, por dhe Interi mund të shkojë larg në Champions

  • 04/02/2025
  • |
  • Futboll Bota
Pique: Shpresoj të fitojë Barça, por dhe Interi mund të shkojë larg në Champions
“Mendoj se ata kishin një fazë të parë të shkëlqyer”

Gerard Pique, i intervistuar para ditës së parë të Kings League në Milano, foli edhe për Ligën e Kampionëve. "Shpresoj që Barça të fitojë. Mendoj se ata kishin një fazë të parë të shkëlqyer, duke përfunduar të dytët pas Liverpoolit, të shikojmë nëse do të fitojmë këtë vit”.

A është edhe Interi ndër favoritët? “Ka pasur një fazë të parë të shkëlqyer, po bën shumë mirë. Të shohim nëse do të shkojë larg”, përfundon Pique për zikaltërit në një intervistë dhënë për Tuttosport.