RTSH Sport Live

Plas te Leipzig, gjashtë të tjerë me Covid

  • 26/11/2021
  • |
  • Gjermani
Plas te Leipzig, gjashtë të tjerë me Covid
Shpërthen në ekipin gjerman: trajneri Marsch, portieri Gulacsi dhe një bashkëpunëtor teknik ishin tashmë të infektuar

Gjashtë raste të tjera të pozitivitetit të Coronavirus te skuadra gjermane e Leipzig. Pas trajnerit Jesse Marsch, portierit Peter Gulacsi dhe një punonjësi të stafit, në vijim të testeve PCR të kryera dje pas rikthimit nga ndeshja si udhëtues me Bruges në Champions League, kanë rezultuar pozitiv edhe Ëilli Orban, Yussuf Poulsen, Hugo Novoa, përgatitësi i portierëve, Frederik Gobling, Mohamed Simakan, i cili nuk ndodhej në Belgjikë për shkak të një ftohjet, dhe një anëtar i stafit, gjithashtu mungoi në Bruges. T

ë gjashtë anëtarët janë në izolim: Leipzig mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetin lokal shëndetësor dhe do të vazhdojë të kryejë teste anti-Covid. Në Bundesligë, skuadra e Red Bull pritet të përballet me Bayer Leverkusen të dielën në orën 17:30.