Mungon Embiid për Filadelfian, por shfaqet Harden-i më i mire i fazës play-off për të ndihmuar miqtë të mundin Bostin duke u marrë rivalëve faktorin fushë. Ndeshja ishte spektakolare jo vetëm se Harden rrealizoi plot 45 pikë (një here kishte shënuar kaq shumë në play-off kur luante për Rockets), por se Filadelfia ishte një grup i bashkuar në ditën kur njëri nga më të mirët mungonte. Kështu menduan Maxey (26 pikë), Harris (18 pikë) dhe Melton (17 pikë) për të ndihmuar “Mjekrën” që të mposhte një ekip predendent siç është Celtics.
Për ekipin finalist të vitit të kaluar nuk mjaftoi performanca super e Tatum, i cili rrealizoi plot 39 pikë. Këtë herë lojtari më i mirë i Boston u “braktis” nga Jaylen Broën, i cili shënoi vetëm 23 pikë.
Post sezoni NBA
BOSTON CELTICS-PHILADELPHIA 76ERS 115-119