RTSH Sport Live

Plotësohet stafi teknik i Erzenit, një emër i njohur bashkohet me shijakasit

  • 20/02/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Plotësohet stafi teknik i Erzenit, një emër i njohur bashkohet me shijakasit

Plotësohet stafi teknik i skuadrës së Erzenit. Drejtuesit e klubit shijakas kanë vendosur që në krah të trajnerit Skerdi Bejzade të afrojnë ish-futbollistin e njohur Ardit Beqiri si dhe Ergys Lugën, që rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës në Kinë.

Erzeni nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe aktualisht e sheh veten në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë, pasi qëndron në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit me 23 pikë të grumbulluara në 24 ndeshje të zhvilluara.