RTSH Sport Live

Pochettino: PSG nuk bën asgjë të gabuar

  • 14/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Pochettino: PSG nuk bën asgjë të gabuar
Trajneri: "Flasin pa e ditur gjë, morëm lojtarë pa asnjë kosto. Messi? Leonardo gjithashtu më pyeti nëse e doja..."

Mauricio Pochettino mbron qëndrueshmërinë e merkatos së mrekullueshëm të Paris Saint-Germain: "Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë jashtë rregullave, përkundrazi, ndër “big”, ne jemi ekipi që ka shpenzuar më pak duke blerë lojtarë me parametra zero. Ndonjëherë flasim shumë pa e ditur, ata të shkojnë e të kontrollojnë llogaritë e kompanive të tjera dhe kush e di se çfarë surprizash do të gjejnë...", fjalët e teknikut të parisienëve për Marca.

Argjentinasi më pas komentoi situatën e Mbappe, të cilit I skadon kontrata në vitin 2022 dhe kërkohet me insistimin nga Real Madrid: "Situata është e hapur, askush nuk e di të ardhmen: PSG mund t'i ofrojë atij argumente që mund ta bëjnë të lumtur. Dhe gjithsesi nuk kam asnjë dyshim për profesionalitetin e tij. Nëse në maj do të kishte një finale të Champions, Real-Psg? Deri në ditën e fundit, pavarësisht nëse është 30 qershor apo 10 qershor, ai do të jetë 200% profesionist, ai është një nga ata lojtarë si Messi apo Cristiano Ronaldo".

Duke folur për Leo, Pochettino shpjegon se si filloi negociata: "Leonardo më thërret për të më thënë: ekziston mundësia për të marrë Messin, a do ta donit? Domethënë, ai madje më thirri për të më pyetur ... Unë u përgjigja: është një shaka apo është vërtet e mundur? Dhe pastaj bisedimet filluan, gjithçka ishte shumë e shpejtë".

Së fundi, emri i tretë i tridentit të PSG-së: "Neymar foli me Leonardo mendoj se gjithçka është e qartë për të ardhmen e tij (pas deklaratave të brazilianit që dukej se sugjeronin një pensionim të mundshëm në fund të vitit të ardhshëm). Ka shumë presion, ai tha diçka që mund të interpretohet në shumë mënyra, por nuk kam dyshim se ai dëshiron të jetë këtu për t’i dhënë klubit Ligën e Kampionëve ”.