RTSH Sport Live

Polonia me probleme në mbrojtje

  • 22/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Polonia me probleme në mbrojtje
Trajneri Santos rikuperon në momentet e fundit mbrojtësin e Aston Villa-s

Polonia merr një lajm të mirë në prag të dy sfidave delikate, në 24 me Çekinë dhe 3 ditë më pas në Varshavë me Shqipërinë. Trajneri Fernando Santos, i cili ka vendosur të punojë larg vëmendjes mediatike duke ndaluar konferencat e shtypit në prag të debutimit, do të jetë në dispozicion mbbrojtësin Jan Bednarek, i cili mendohej se mund të mos rikuperohej në kohë për sfidat e marsit.

Mungesa e sigurt e Kamil Piątkowskit e kishte alarmuar jo pak trajnerin portugez që rikuperon kështu një pjesëz të rëndësishme për skuadrën e tij. 26-vjeçari që këtë sezon luan me fanellën e Aston Villa-s në Premier League, është bashkuar në stërvitje me skuadrën pasi analizat dolën në përufnimin se nuk bëhet fjalë për frakturë në brinjë.

Një nga risitë më të mëdha në kampin e skuadrës polake është i riu i Barcelonës, Ben Lederman. Edhe pse ka lindur në SHBA nga prindër hebrenj, mund të debutojë që në këto eleminatore, ndërsa pikëpyetje ka për formën e lojtarit tjetër të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Bomberi i katalanasve pësoi një dëmtim në këmbën e majtë gjatë ndeshjes El Clasico por ka marrë pjesë rregullisght në sencat stërvitore edhe pse mund të mos jetë 100% në formë për 180 minutat. Dy mungesa të tjera të rëndësishme për sfidat e marsit janë edhe Kamil Glik e Grzegorz Krychowiak. O.K.