RTSH Sport Live

Portalet komentojnë eleminimin e Strugës

  • 19/07/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Portalet komentojnë eleminimin e Strugës
Skuadra e Shpëtim Duros do të përballet me Buducnostin në Conference League

Mjaftuan vetëm 5 minuta lojë që Struga të eleminohej nga raundi i parë i Champions League. Në përballjen ndaj Zhalgiris, SHpëtim Duro mund të ndjejë keqardhjen për mënyrën sesi skuadra e tij nuk ia doli dot të avanconte më tej.  Portalet dhe gazetat shqipfolëse kanë shkruar për eleminimin e Strugës.

Infosport.mk ka publikuar reagimin e trajnerit shqiptar dhe sulmuesit Ibrahimi, duke ndjerë keqardhje për mënyrën sesi shkuan ngjarjet. Telegrafi shkruan se pavarësisht eleminimit nga Championsi, Struga ka një tjeter mundësi atë të Conference League në turin e dytë. Gazeta Express si titull kryesor ka vendosur: Struga eleminohet nga Champions League përballë Zhalgiris. Ndërkohë në turin e dytë të Conference League, ekipi i Strugës do të përballet me Buducnostin, skuadrën e Malit të Zi. Përballja e parë është më datë 27 korrik dhe e dyta në Podgoricë më datë 3 gusht.