RTSH Sport Live

Portugali, Martinez: Fillon një turne i ri, Sllovenia luan si një klub

  • 30/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
Portugali, Martinez: Fillon një turne i ri, Sllovenia luan si një klub
Sllovenia (për herë të parë në fazën e 16-shes) mes Portugalisë dhe çerekfinales.

Angazhim i lehtë në letër për Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Historia e këtij kampionati europian, megjithatë, na ka mësuar se të ulësh vigjilencën nuk është kurrë zgjedhja e duhur, siç nënvizon trajneri Martinez në prag të kësaj sfide: "Një turne i ri fillon tani, është brenda ose jashtë. Por mund të them se pas këtyre tri ndeshjeve të para, skuadra është gati, nuk është e lehtë të luajmë në Kampionatin Evropian, por jemi të përgatitur për të përballuar këtë fazë eliminimi direkt”.

“Shumë skuadra kanë treguar këtu se kanë personalitet dhe se besojnë se mund të fitojnë dhe kjo vlen edhe për Slloveninë. Ata janë të organizuar dhe konkurrues, çdo ndeshje vendoset në detajet e vogla: do të duhet të jemi në maksimumin tonë”.

Hera e parë në 16-she për Slloveninë, një arsye më shumë që kombëtarja e Kek të vazhdojë të ëndërrojë: "Është një moment historik për ta. Ne e admirojmë atë që po bëjnë, ata luajnë si ekip klubi".