RTSH Sport Live

Prapaskena, Horner: Babai i Ljuisit më propozoi transferimin

  • 27/11/2023
  • |
  • Formula 1
Prapaskena, Horner: Babai i Ljuisit më propozoi transferimin

Red Bull ka qenë një destinacion shumë i dëshiruar për Ljuis Hamilton. Vigjilja e Çmimit të Madh të Abu Dabit është “trazuar” nga lajmet në lidhje me interesin e shfaqur nga Hamilton për të ndryshuar veturë. Edhe pse nëpërmjet deklaratave të bëra publike, shtatë herë kampioni i botës ka treguar të kundërtën e vërteta është ndryshe.

“Kam vite që nuk flas me Hornerin. Në fakt në telefonin tim kam një mesazh prej tij, port ë them të drejtën kanë kaluar shumë vite që nga momentin kur më erdhi dhe nuk e kam hapur. Nuk kam pyetur asnjërin nga skuadra ime për të kërkuar një mënyrë që ta takoja Hornerin. Ju e dini, ai i ka qejf të tilla deklarata, port ë them të drejtën nuk kam asnjë bashkëbisedim konfidencial me atë”, tha Ljuis Hamilton.

Ndërsa Horner pas këtyre deklaratave nuk është përmbajtur duke dalë hapur dhe duke treguar se më të interesuar për këtë transferim ishte familje Hamilton dhe se kontaktet nuk ishin aq të hershme sa tronte Ljuis. “Hamilton ka qenë një çështje prej shumë vitesh për ne. Shpesh kemi diskutuar për mundësinë e transferimit të tij. Ata madje na kanë kontaktuar shpesh herë. Së fundmi ka patur një kontakt mes meje dhe babait të Ljuisit”, tha Kristian Horner.