RTSH Sport Live

Prezantohet Fonseca: Te Milani për të fituar

  • 08/07/2024
  • |
  • Itali
Prezantohet Fonseca: Te Milani për të fituar

Është dita e Paulo Fonsecas në kampin e Milanit. Portugezi, për herë të parë para mediave si trajneri i ri i kuqezinjve, foli për ambiciet dhe parimet e tij të lojës:

“Jam këtu për të fituar, Ibrahimovic më tregoi hapësirën boshe për trofetë në muze. Dua të ndërtoj një ekip sulmues dhe dominues që nuk i lë kundërshtarët të mendojnë”.

Ibra foli mbi të gjitha për merkaton, duke i mbyllur përfundimisht dyert për Zirkzee, por duke shpjeguar se klubi ka ide të qarta për sulmuesin. Në orën 17:00 seanca e parë stërvitore në Milanello, me shumë pak lojtarë.