RTSH Sport Live

Prezantohet Thomas Tuchel: Firma me Bayern diçka magjike!

  • 25/03/2023
  • |
  • Gjermani
Prezantohet Thomas Tuchel: Firma me Bayern diçka magjike!

Në “Säbener Strasse” është kohë prezantimesh. Thomas Tuchel u prezantua sot për herë të parë si trajner i Bayern në një konferencë për shtp ku gjatë të gjithë kohës u shoqërua nga Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

“Për mua është një nder i madh që të kërkohem nga një klub si Bayern-i. E vura re ditën e djeshme sa çfarë ndjesie të jep gjesti kur firmos një kontratë për një klub si Bayern-i, i cili është nga më të mëdhenjtë në glob”, debutoi 49-vjeçari në konferencën e parë për shtyp.

“Dua të bëj falenderime të sinqerta për Olli-n (Kahn), Brazzo-n (Salihamidzic), Herbert-in (Hainer) dhe Uli Hoeneß-in për besimin e treguar për personin tim. Kur futesh në këtë klub e kupton se ka në ADN fitoren”, tha Tuchel.

Mes të tjerash trajneri i ri tregoi se kishte pranuar detyrën pasi me ekipin aktual Bayern-i mund të fitojë në të tre frontet. “Skuadra është ndërtuar siç duhet. Kemi legjenda, lojtarë të talentuar dhe futbollistë të cilët duan pak ndihmë që të japin më të mirën. Kjo është njra nga skuadrat më të mira dhe më të talentuara në të gjithë Europën”, tha 49-vjeçari.

Në fund të fjalës të tij Tuchel pranoi se me Bayern kishte qenë edhe herë të tjera pranë firmës. “Kësaj radhe gjithçka shkoi siç duhet. Para pak vitesh kur Bayern u interesua për mua jo gjithçka varej prej nesh pasi klubi priste përgjigjen e Jupp Heynckes. Në atë moment u telefonova drejtuesve të Bayern dhe u thash se pranova ofertën e PSG-së. Tani jam i lumtur që të dy palët ishim gati për kurorëzimin e një ëndrre. Në Mynih jeton familja ime dhe fëmijët e mi dhe ardhja ime në këtë klub mendoj se është diçka më shumë se perfekte”, tha Tuchel.