RTSH Sport Live

Probleme për mbrojtësin kuqezi, Ismajli dëmtohet kundër Leçes

  • 11/01/2025
  • |
  • Itali
Probleme për mbrojtësin kuqezi, Ismajli dëmtohet kundër Leçes

Lajme të këqija për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Adrian Ismajlin, që detyrohet të largohet nga fusha në minutën e 21-të të ndeshjes Empoli-Leçe, për shkak të një dëmtimi.

Ismajli u detyrua të bëjë zëvendësim në minutën e 21-të për shkak të një problemi muskulor dhe në vend të tij hyri De Sciglio.

Gjendja e lojtarit mbetet ende për t'u vlerësuar, por Roberto D'Aversa shpreson që të mos humbasë Ismajlin në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të skuadrës së tij.