Në garën e dytë të Botërorit 2023 të Formula 1, duket se të gjithë po marrin frymë lirisht. Sepse po kuptojnë se difektet mund t’i ndodhin edhe Red Bullit. Në kualifikueset për Çmimin e madh të Arabisë Saudite, Max Verstappen ndalet gjatë sesionit të dytë të provave për shkak të një problemi në boshtin e transmisionit dhe do ta nisë garën të dielën nga vendi i 15-të. Red Bull duhet të ngushëllohet me pole position të arritur nga Sergio Perez.
Edhe Ferrari ka arritur një rezultat të mirë me Charles Leclerc, i cili arriti kohën e dytë më të mirë në përfundim të provave zyrtare. Por për shkak të dënimit për përdorimin e çentralinës së tretë në makinën e tij, ai do të niset në vendin e 12-të, të dielën në garë. Nga ky penalizim i pilotit të Ferrarit, përfiton Fernando Alonso që do të niset nga vendi i dytë me Aston Martin e tij, t'i paraprirë Mercedesit të George Russell dhe Ferrarit të dytë të Carlos Sainz. Gara të dielën në Arabinë Saudite do të nisë në orën 18.00.
KUALIFIKUESET
Rreshti i parë
- Sergio Perez
- Fernando Alonso
Rreshti i dytë
- George Russell
- Carlos Sainz
Rreshti i tretë
- Lance Stroll
- Esteban Ocon
Rreshti i katërt
- Lewis Hamilton
- Oscar Piastri
Rreshti i pestë
- Pierre Gasly
- Nico Hulkenber
Rreshti i gjashtë
- Guanyu Zhou
- Charles Leclerc
Rreshti i shtatë
- Kevin Magnussen
- Valtteri Bottas
Rreshti i tetë
- Max Verstappen
- Yuki Tsunoda
Rreshti i nëntë
- Alexander Albon
- Nyck De Vries
Rreshti i dhjetë
- Lando Norris
- Logan Sargeant