Për shumë kohë numri një i grupit INEOS ka qenë në garë me sheikun nga Katari, Jassim bin Jaber Al Thani, për të blerë fillimisht 27.7% të aksioneve të klubit anglez, por tani që fitoi “ankandin” bën ironi dhe tregon se nuk është i bindur për ekzistencën e konkurentit.
“Askush nuk e ka parë, familja Glejzër nuk e ka takuar kurrë, nuk jam i bindur nëse ekziston në të vërtetë”, tha Ratklif.
Kjo nuk është hera e parë që miliarderi britanik “sulmon” konkurentin e tij më të madh në garë për të blerë aksionet e Junajtid. Pak ditë më parë, mediet në ishull evidentuan se edhe ngjyra e zgjedhur nga Ratklif për të komunikuar blerjen e aksioneve të Junajtid nuk ishte rastësore.
Komunikata ishte e shkruar në një letër ku dominonin ngjyrat e flamurit të Katarit. Pas fjalëve që ka thënë dje Ratklif mbase ngjyra e asaj komunikate nuk ka qenë krejt rastësore.
Sheiku i Katarit arriti që të ofronte deri në 5.5 miliardë stërlina për një pjesë të aksioneve të Junajtid ndërsa familja Glejzër pretendonte të paktën 6 miliardë stërlina. Oferta e bëra nga Sheiku i ka vështirësuar shumë punët Sër Xhim Ratklif për të marrë kontrollin e aksioneve të klubit.