RTSH Sport Live

PSG përshëndet Mesin, lamtumira është zyrtare

  • 03/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
PSG përshëndet Mesin, lamtumira është zyrtare
Klubi francez ka përshëndetur kampionin argjentinas me një postim në rrjetet sociale

Pak minuta para fillimit të javës së fundit të kampionatit francez, ku Paris Saint Germain do të përballet me Clermont, klubi francez përshëndet zyrtarisht Lionel Messin. Sulmuesi argjentinas, kampion bote, largohet nga klubi parisien pas dy sezonesh.

Messi do të largohet nga klubi pasi ka sjellë në shtëpi dy tituj lige dhe një Superkupë franceze. Parisienët e zyrtarizuan lamtumirën e tyre me një postim në rrjetet sociale. “Merci Messi”, shkruan klubi në Instagram, duke postuar një sërë imazhesh nga përvoja e tyre në Ligue 1.