RTSH Sport Live

PSG surprizon United, Barça e Juve nuk falin, Dortmund barazon me Lazion

  • 02/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
PSG surprizon United, Barça e Juve nuk falin, Dortmund barazon me Lazion

PSG i ka dhënë një goditje Manchester United, duke e bërë gjithçka emocionuese në grup përsa i përket kualifikimit. Vendoset në javën e fundit. Barcelona e Juve nuk falin në ndeshjet e tyre respektive. Dortmun e Lazio e kanë mbyllur në barazim sfidën mes tyre, me italianët që kanë një provë të vështirë, kualifikimi vendoset në përballjen me Club Brugge.

GRUPI E – Oliver Giroud ka treguar nivelin e tij më të mirë në sfidën e sotme që Chelsea ka fituar 4-0 në fushën e Sevilla. Një gol në pjesën e parë dhe tre në të dytën për sulmuesin francez dhe skuadra e tij ka blinduar vendin e parë. Sevilla mban vendin e dytë. Në Europa League do të shkojë Krasnodar, që ka mundur Rennes 1-0.

Renditja

Skuadrat          Nd.      F          B         H         G.SH   G.P      +/-        P

1.Chelsea         5          4          1          0          13        1          12        13

2.Sevilla           5          3          1          1          6          7          -1         10

3.Krasnodar     5          1          1          3          5          10        -5         4

4.Rennes          5          0          1          4          2          8          -6         1

Ndeshjet e fundit:  Chelsea-Krasnodar dhe Rennes-Sevilla

GRUPI F – Dortmund dhe Lazio nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen mes tyre. Vendasit shënuan të parët me anë të Guerreiro në fundin e pjesës së parë. Italianët barazuan në pjesën e dytë me Immobile nga pika e 11-metërshit. Shumë e rëndësishme sfida e javës së fundit, ajo mes Lazio dhe Club Brugge, që në mbrëmjen e sotme ka fituar 3-0 përballë Zenit.

Renditja

Skuadrat          Nd.      F          B         H         G.SH   G.P      +/-        P

1.Borussia D.    5          3          1          1          10        4          6          10

2.Lazio              5          2          3          0          9          5          4          9

3.Club Brugge  5          2          1          2          6          8          -2         7

4.Zenit              5          0          1          4          3          11        -8         1

Ndeshjet e fundit:  Lazio - Club Brugge dhe Zenit - Borussia Dortmund

GRUPI G – Barcelona e ka bërë gjithçka të lehtë në fushën e Ferencvaros, duke marrë një fitore 3-0. Griezmann, Braithwaite dhe Dembele zgjidhën gjithçka në pjesën e parë. Po 3-0 ka fituar dhe Juventus përballë Dinamo Kiev. Chiesa në pjesën e parë, Ronaldo e Morata në të dytën, zgjidhën ndeshjen. Barça e Juve kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Champions. Vendi i tretë që të dërgon në Europa League, do të diskutohet në javën e fundit mes Dinamo Kiev dhe Ferencvaros.

Renditja

Skuadrat          Nd.      F          B         H         G.SH   G.P      +/-        P

1.Barcelona      5          5          0          0          16        2          14        15

2.Juventus        5          4          0          1          11        4          7          12

3.Dynamo K.     5          0          1          4          3          13        -10       1

4.Ferencvaros   5          0          1          4          5          16        -11       1

Ndeshjet e fundit:  Barcelona-Juventus dhe Dynamo-Ferencvaros

GRUPI H – Manchester United ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi, 1-3 përballë PSG-së. Neymar(dopietë) dhe Marquinhos firmosën suksesin e skuadrës franceze. Tashmë janë tri skuadra me pikë të barabarta në këtë grup dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit, e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në sfidën Leipzig-Manchester United.

Renditja

Skuadrat          Nd.      F          B         H         G.SH   G.P      +/-        P

1.Man. Utd     5          3          0          2          13        7          6          9

2.Paris S.G.     5          3          0          2          8          5          3          9

3.Leipzig        5          3          0          2          8          10        -2         9

4.Basaksehir   5          1          0          4          6          13        -7         3

Ndeshjet e fundit:  PSG-Basaksehir dhe Leipzig-Manchester United