RTSH Sport Live

Quincy Promes arratiset nga një aksident, arrestohet në aeroport

  • 01/03/2024
  • |
  • Të tjera
Quincy Promes arratiset nga një aksident, arrestohet në aeroport
Sulmuesi holandez është ende në krye të lajmeve, po zhvillohen negociata për ta rikthyer në Holandë

Nuk ka paqe për Quincy Promes. Sulmuesi i Spartakut të Moskës, i cili tashmë ka dy dënime përfundimtare në pritje, përkatësisht 18 muaj burg për plagosjen me thikë të një kushëriri të tij dhe 6 vjet burg për trafikimin e mbi 1300 kg kokainë, u arrestua në Dubai, ku ishte në grumbullim me klubin.

 Arsyeja? 32-vjeçari, sipas mediave ruse, është përfshirë në një aksident automobilistik nga i cili më pas është larguar. I ndaluar në aeroport, sulmuesi tani është në qendër të një negociate mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Holandës, kjo e fundit ka bërë zyrtarisht një kërkesë për ekstradim.