RTSH Sport Live

Ramadani optimist: E kemi studiuar Ukrainën, duam fitore

  • 06/09/2024
  • |
  • Kombëtarja
Ramadani optimist: E kemi studiuar Ukrainën, duam fitore
Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani ka dalë në një konferencë për shtyp, bashkë me trajnerin Silvinjo, në funksion të ndeshjes me Ukrainën

Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të sfidës me Ukrainën, e cila do të luhet të shtunën në në stadiumin “Epet Arena”(Rep.Çeke) në orën 20:45, takimi i parë në UEFA Nations League.

“Atmosfera është fantastike, jemi shumë të përqëndruar, na pret një ndeshje shumë e vështirë, por atmosfera është shumë e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, është një kundërshtar i fortë, por ne do të zbresim në fushën e lojës për një rezultat pozitiv. Jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë se çfarë na pret”.

“Medon Berisha? Punon shumë, lojtar i ri që premton për të ardhmen, është gati për të dhënë maksimumin e tij”.

“Elementët e rinj? Janë përshtatur shumë mirë, besoj se do të japin maksimumin ashtu si të gjithë ne”.

Mundësitë e Shqipërisë në grup – “Forca jonë është grupi, do bëjmë gjithmonë më të mirën. Do bëjmë gjithçka për ta fituar grupin”.

“Shiriti i kapitenit? Nuk e di unë këtë, e di trajneri, por nëse do më jepet mundësia, do e mbaj me kënaqësi”.