Edhe pse merkato verore përfundoi pak ditë më parë, te Reali i Madridit ka ardhur koha të mendojnë për merkaton e radhës. Në veçanti atë të verës 2025. Me 4 objektiva të nivelit të lartë.
Gazeta angleze “The Independent” flet për këtë, duke përmendur katër goditjet që synohen nga klubi madrilen, të gjithë lojtarë që luajnë në Premier League. Ata janë Rodri, mesfushori i Manchester City, Trent Alexander-Arnold i Liverpulit, William Saliba dhe Cristian Romero, qendërmbrojtësit e Arsenalit dhe Tottenhamit.
Pas vitesh politikë të bazuar te talentet e rinj, si dhe në perspektivat më të mira ndërkombëtare (rasti Endrick), klubi i drejtuar nga Florentino Perez do të dëshironte tani të rikthehej në protagonist edhe në merkato. Duke u fokusuar te kampionët e klubeve të tjera. Forca ekonomike e Realit të Madridit, shkruan gazeta angleze, është rikthyer pas viteve të menaxhimit të kujdesshëm financiar.