RTSH Sport Live

Reali përmbys Cityn, fitojnë Juve e Dortmund

  • 11/02/2025
  • |
  • Futboll Bota
Reali përmbys Cityn, fitojnë Juve e Dortmund
Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet e play off

Një ndeshje me një mijë fytyra në Etihad midis Manchester City dhe Real Madrid, e para e play-off-it të Ligës së Kampionëve, fituar nga madrilenët me rezultatin 3-2. Qytetarët kaluan në avantazh me Haaland në minutën e 19-të dhe Mbappe barazoi në minutën e 60-të, me anglezët që më pas arritën të rikthehen në avantazh në minutën e 80-të, sërish me norvegjezin me një penallti.

Pastaj “harakiri” i ekipit të Pep Guardiola, i cili i dha topin Los Blancos në minutën e 84 -të, me Brahim Diaz që vendosi barazpeshën. Kur mendohej se do mbyllej në barazim,  erdhi goditja e Realit, me Bellingham, që firmosi 3-2.

Në sfidat e tjera, Juventus mundi PSV-në me rezultatin 2-1 dhe tashmë pas 8 ditësh në Holandë do të mjaftojë të mos humbasë për t'u kualifikuar në 16-she. McKennie 34’ kaloi bardhezinjtë në avantazh, ndërsa Perisic 56’ shënoi për holandezët duke vendosur barazpeshën. Goli i fitores për Juven u shënua nga Mbangula 82’.

Një fitore e madhe e Dortmund, 3-0 në fushën e Sporting. Golat u shënuan nga Guirassy 60’, Gross 68’ dhe Adeyemi 82’.