Dy fundjavat e para të garave të F1 u larguan duke theksuar dominimin e Red Bull; një epërsi e parashikuar gjerësisht, për sa i përket shifrave, por që dukej krejtësisht dërrmuese kur krahasohej me vështirësitë e Ferrarit dhe Mercedes. Megjithatë, Milton Keynes nuk ka qenë pa dhimbje koke. Duke filluar nga e shtuna në Jeddah, në të cilën Max Verstappen u ndal në Q2, më pas duke filluar nga vendi i 15-të. Një zile alarmi që tronditi Red Bull edhe në garë, siç shpjegoi Christian Horner: "Momenti më i madh shqetësues për ne ishte kur Max na foli në radio duke thënë se dëgjoi një zhurmë të madhe kur po shkonte me shpejtësi të lartë. Mendoj se kishin ngelur rreth 15 xhiro. Ne ate moment u ndame, sepse mendja u kthye te problemi i një dite me pare. Por duke kontrolluar të gjitha të dhënat, parametrat ishin mirë".
Drejtori i ekipit komentoi gjithashtu atë që ndodhi në fund, kur u ngrit një debat mes Sergio Perez dhe Verstappen për xhiron më të shpejtë: "Si ekip, sigurisht që ishim më të përqendruar për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë problem besueshmërie dhe si t'i trajtojmë ato, nëse ka. Kur pamë që nuk kishte ndonjë problem që mund të shihnim nga të dhënat, i lamë të largoheshin", përfundoi Horner, i cili kështu “devijoi” polemikat.