Vendi te Red Bulli, i cili mund të lihet bosh nga Sergio Perez në fund të sezonit, është objekt i dëshirës së shumë pilotëve. Nga Fernando Alonso, tek bashkatdhetari i tij Carlos Sainz, gati për largimin e tij nga Ferrari, që preferoi Lewis Hamilton më shumë se atë, duke kaluar nga Alex Albon dhe Lando Norris.
Nuk është mister që Christian Horner është një admirues i Fernando Alonsos. Në të kaluarën, spanjolli ka qenë disa herë pranë Red Bullit, por skuadra në atë kohë preferoi të ndiqte “vijën e gjelbër”, duke u fokusuar te të rinjtë e akademisë së saj.
Kandidat është edhe Carlos Sainz. Spanjolli i Ferrarit është iI vetmi pilot, jo i Red Bullit që ka fituar në 25 garat e fundit. Nuk është çudi që kampionët e botës në fuqi ta mendojnë si alternativë emrin e spanjollit.
Por edhe shanset e Lando Norris për t'u “rikthyer në shtëpi” për momentin nuk duken të mëdha, pasi ai ka një kontratë të gjatë me McLaren.
Por përveç emrave të pilotëve, në qendër të merkatos është edhe një inxhinier, Adrian Newey. Britaniku është krijuesi i makinave me të cilat Red Bull dominoi kampionatet e fundit dhe për rrjedhojë edhe mbajtësi i sekreteve të njëvendëshes aktuale të skuadrës anglo-austriake. Largimi i tij nga Milton Keynes do të ndryshonte ekuilibrin po aq, nëse jo më shumë, sesa një largim i mundshëm i Verstappen. Ndoshta Newey mund të zgjedhë të ndjekë gjurmët e bashkatdhetarit të tij Lewis Hamilton, dhe të kalojnë kohën së bashku në tokën italiane.